E bija e Edip Tërshanës. Përfundoi Institutin "Nana Mbretneshë". U angazhua me Lëvizjen Nacionalçlirimtare gjatë kohës që i ati ishte kryetar i Këshillit Nacionalçrimtar. Më pas Edipi e braktis i zhgënjyer Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Ishte 21 vjeç kur i pushkatojnë të fejuarin, Habib Gega. Nuk martohet më kurrë.

Babin e takon dy herë në burg. Në letrën shkruar asaj nga burgu, Edipi i porosit fëmijët të mos veshin petkun e tradhtisë duke shprehur idenë që ata do shihnin Shqipërinë që ai donte. Pas pushkatimit të të atit, në vitin 1948, i dëbojnë nga shtëpia në Peshkopi.

Vendosen përkohësisht në Tiranë, bashkë me të ëmën, ndërsa i vëllai, Nehati, vazhdonte shkollën e mesme dhe ushtrinë. Punësohet në komunale për disa muaj dhe disa të tjerë në sektorin e rrobaqepësisë. Më pas vjen vendimi i dëbimit të familjes për në Kavajë, ku jetojnë në një barakë. I plotësohet dëshira për t'u kthyer në Tiranë vetëm në vitin 2006.

 

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.