Lirim Biçaku | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Lirim Biçaku |
Birthplace: | Elbasan |
Date of Birth: | 1943 |
Date of Death: | 05/05/2018 |
Place Death: | Tiranë |
Circumstances of Death: | I Lire |
Exile | |
Camp type: | Kampe internimi te hapura |
Lirim Biçaku është piktor shqiptar i lindur në Elbasan 1943. Ishte 2 -3 vjeç kur nisi kalvarin e internimeve , një jetë tmerrësisht e veshtirë, ku nuk njohu për afro gjysëm shekulli se çfarë ishte liria. Lirim Biçaku lindi në Elbasan në vitin 1943. Si pasardhës i familjes së njohur patriotike të Biçakçinjve në Elbasan, do ta njohte goditjen e regjimti komunist që në moshë fare të njomë. Duke u endur nga një kamp internimi në një tjetër, ai përjetoi të gjithë format e terrorit komunist pothuajse në të gjithë fazat e jetës së tij, nga fëmijëria e hershme e deri në vitet e moshës së vonë. Lirimi pasi vuajti gjatë internimin si pinjoll i familjes së njohur shqiptare të Biçakçinjve nga Aqif Pashë Elbasani (Biçakçiu) pas viteve '90 vijoi të krijoi në pikturë si autodidakt me një stil krejt të veçantë. Pas ekspozitave të ndryshme dhe asaj në Muzeu Historik Kombëtar punët e tij vlerësohen nga studjuesit e artit si tërheqëse dhe të pëlqyeshme nga i gjithë publiku. U nda nga jeta me 5 maj 2018.