Lindi në vitin 1913, në Sarandë. Më 7 tetor 1946, me vendim nr. 109, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për sabotim të luftës dhe si armik i popullit" dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. Më 23 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 255
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.