Lazër (Llazar) Kovaçi, u dënua me 14 vjet burgim në Spaç. Vuajti shumicën e dënimit dhe u lirua plak i rraskapitur më 1991 me hapjen e burgjeve. Dënimi qe për agjitacion dhe propagandë, si dhe për veprimtari anti-pushtet. Babai i Llazarit, ishte arratisur në Amerikë dhe i dërgonte ndihma të birit.

Sipas dëshmive të të njohurve të tij, kjo ngjalli zilinë e fqinjve që e spiunuan për të pabëra dhe dolën dhe dëshmitarë në gjyq. Spiuni, sipas së njëjtës dëshmi, ishte nga fisi Cauli, fqinjë të Lazrit, komunistë famëkeqë.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.