Anëtar i Bashkimit Demokratik Shqiptar. Lindi në fshatin Ziçisht të Devollit, më 1915. Studimet e larta i kreu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku, më vonë, shërbeu në forcat e armatosura amerikane, pranë Zyrës Strategjike të Ballkanit. Në fund të tetorit 1944 u kthye në Shqipëri. Aty nga fundi i vitit 1945 filloi punë në UNRRA. U arrestua më 23 janar 1946. Në gjyqin që u zhvillua mes 17 qershorit e 2 korrikut 1946 kundër anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me 10 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 217.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.