Lindi më 1923, në Piqeras të Sarandës. U arrestua më 16 janar 1946. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, sepse ka strehuar të arratisur, si përgjegjës rinie, ka përhapur parulla helmonjëse, mbante lidhje me vëllain e arratisur e të tjerë, ka kryer veprime spiunazhi në dëm të atdheut duke kryer detyrën e korrierit», dhe për këto arsye e dënoi me 2 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 377
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.