Shkrimtar, përkthyes, mësues. Lindi më 2 shkurt 1933, në Berat. Në moshë të vogël mbeti jetim. Kreu shkollën pedagogjike në Berat, dhe, për disa kohë, punoi si mësues. U arrestua në dhjetor të vitit 1975, në Vlorë. Më 20 prill 1976, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit, ku dhe u ridënua. Pas rënies së diktaturës u vendos në Tiranë.

Vepra: “Nën terrorin komunist dhe ese të tjera” (ISKK, 2014). Ka përkthyer “Aforizma të papërshkruara ndonjëherë” të Oskar Uajldit dhe “Net të bardha” të Dostojevkit.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 447
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.