Lindi në Dukagjin, në vitin 1915. U arrestua më 29 korrik 1951, dhe me vendim nr. 254, datë 27 dhjetor 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e deklaroi fajtor për "strehim e furnizim të diversantëve", për "agjitacion e propagandë" dhe për "përgatitje për t’u arratisur", dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1981 dhe, me vendim nr. 154, datë 17 korrik 1981, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 41
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.