Luigj Kacaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Luigj Kacaj |
Fatherhood: | Prek |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Birth: | 3/2/1930 |
Date of Death: | 5/2/1990 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1953 |
Charges: | “Agjitacion dhe propagandë” |
Sentencing: | 15 vjet Prison |
Release Date: | 1963 |
Lindi në Bajzë, Shkodër më 3 shkurt 1930 dhe vdiq në Bajzë Shkodër, 5 shkurt 1990. Mbaroi liceun e Shkodrës. U dënua me 15 vjet burg për “agjitacion e propagandë” , por arsyeja ishte se ishte arratisur i ati, Prek Zef Kacaj, në vitin 1944. E arrestuan në vitin 1953 dhe në fakt, bëri 10 vjet burg. U lirua në vitin 1963. Pastaj iu hoq përgjithmonë e drejta e votimit. Për qëndrimin e tij burrëror, fisnik dhe qëndrestar dhe për ndihmën dhe mbrojtjen që u dha të sëmurve, pleqve, priftërinjve, hoxhallarëve dhe bektashinjve e sidomos intelektualëve e burrave të tjerë të dënuar nëpër burgje, të burgosurit e quajtën “Skëndërbeu i burgjeve kriminale komuniste”, sipas profesor Sami Rrepishtit dhe Viktor Martinit, bashkëvuajtës i tij. Në vitin 2018, iu dha titulli “Nderi i Qarkut të Shkodrës” për motivet e Qëndresës Heroike dhe Modelit të Ndihmës e Sjelljes Qytetare.