Lindi në Krujë, në vitin 1939. Me vendim nr. 195, datë 29 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. U arrestua sërish më 1979 dhe më 14 qershor të po atij vitit, Gjykata e Rrethit të Krujës (me vendim nr. 48,) e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 362
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.