Luigj Prendushi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Luigj Prendushi |
Fatherhood: | Pashko |
Residence: | Shkoder |
Date of Birth: | 24/01/1896 |
Date of Death: | 24/01/1947 |
Place Death: | Shelqet Shkoder |
Execution | |
Data Ekzekutimit: | 24/01/1947 |
Dom Luigj Prendushi lindi në Shkodër më 24. 01. 1896 dhe vdiq në Shelqet, 24. 01. 1947. U arrestua u torturua nga regjimi komunist i akuzuar si spiun i Vatikanit. Dom Luigj Prendushi, ishte i mitur kur morri rrugën drejt Italisë për tu shkolluar atje. Ai u vendos në Piemonte të Italisë, ku studioi nga shkolla fillore dhe në kolegjet më të mira të Skarnafacios e të Sarvanos. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, mori vendimin e rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimin ndaj Zotit e të afërmve. Pasi përfunfoi shkollimin nëpër universitet të rëndësihsme të Italisë, Dom Luigj Prendushi u kthye në Shqipëri për të shërbyer në fshatrat e Shkodrës, prej nga e kisjte origjinën. U kthye në Shqipëri dhe për të shërbyer si meshtar në Mazrek, Nënshat, Shllak, Dardhë (Pukë), Koman, Kaçë, Naraç, Shelqet. Akuzat e vetme ndaj priftit katolik ishte “spiun i Vatikanit” që u pasua me dënimin me vdekje. Dom Luigj Prendushi u pushkatua më 24 janar 1947. Pas 45 vjetësh, u gjetën eshtrat dhe u sollën në qytetin e lindjes ku u rivarrosën në Rrmaj, pranë eshtrave të familjarëve të vdekur, në maj të vitit 1992. Trupi i tij u zhvarros prej varrezave katolike të Shkodrës me rastin e Lumnimit më 5 nëntor 2016. Papa Françesku e shpalli të Lum, bashkë me 38 martirët shqiptarë në Sheshin e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, gjatë një kremtimi solemn e historik për Kishën katolike shqiptare.