| Lula Prendushi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Lula Prendushi |
| Fatherhood: | Marash |
| Birthplace: | Shkodër |
| Date of Birth: | 9/4/1905 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 26/3/1951 |
| Charges: | "Motive politike" |
| Release Date: | 26/3/1954 |
Lindi në Shkodër, më 9 prill 1905. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1992, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur në mbledhjen e datës 14 maj 1994, vendosi të bëjë ndarjen e dënimit me vendim nr. 229, datë 26 nëntor 1951 të dhënë nga Gjykata Territoriale Shkodër për ish të dënuarin Lula Marash Prendushi, duke i njohur dënimin për motive politike për periudhën nga data 26 mars 1951, deri më 26 mars 1954.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 363
