| Magrip Mehmeti | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Magrip Mehmeti | 
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1/1945 | 
| Charges: | "Agjitacion e propagandë dhe hedhje parullash" | 
| Release Date: | 5/1948 | 
Lindi në Vlorë, në vitin 1926. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, si dhe të shtesës së bërë në pikën 7, të udhëzimit nr. 7, datë 20 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushtatuarve pa gjyq kur mungojnë dokumentet, në mbledhjen e datës 9 janar 1993, vendosi njohjen e kohës së dënimit të tij për "agjitacion e propagandë dhe hedhje parullash" nga muaji janar 1945 deri në muajin maj 1948.
 Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 263
 
  
 