Lindi më 1922, në Plavë të Malit të Zi. Me vendim nr. 39, datë 22 shkurt 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "faje kundër popullit dhe shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet burg me punë të detyruar. Por dy muaj më vonë, me vendim nr. 203, datë 30 prill 1952, Gjykata e Lartë e deklaroi të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 215
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.