Tregtar, anëtar i “Bashkimit Demokratik Shqiptar”.Lindi në Tiranë, më 1907. Kreu Shkollën Ushtarake në Durrës dhe mori gradën e nëntogerit. Formoi një shoqëri automobilistike në linjën Tiranë-Vlorë. Ndihmoi Lëvizjen Nacionalçlirimtare, por mbeti nacionalist dhe antikomunist i hapur. U arrestua më 15 janar 1946 dhe, më 2 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "sabotim të pushtetit" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua të nesërmen (3 korrik 1946), në orën 5 të mëngjesit, bashkë me Xhahit Kokën , Qenan Dibrën , Telat Drinin , Shaban Ballën , Sami Qeribash, Mehmet Beshirin  dhe Ali Kavajën.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 336
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.