Lindi në Vlorë, në vitin 1916. Me vendim nr. 422, datë 31 korrik 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi "armik të popullit", se "gjatë okupacionit ka marrë pjesë aktive me Ballin Kombëtar", se "pas çlirimit ka mbajtur lidhje me elementë të pakënaqur dhe të prekur nga reformat e pushtetit dhe ka qenë një nga eksponentët e Ballit Kombëtra të Qarkut Vlorë" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave civile për dy vjet kohë. Me vendim nr. 28, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në dy vjet heqje lirie me punë të detyruar.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 329
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.