Manush Peshkëpia | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Manush Peshkëpia |
Birthplace: | Vlorë |
Date of Birth: | 1910 |
Profession: | Financier, poet |
Date of Death: | 27/2/1951 |
Place Death: | Mënik, Tiranë |
Trial | |
Date of Arrest: | 1945 |
Charges: | "Armik të popullit" |
Sentencing: | 5 vjet Prison |
Date of Decision: | 13/4/1945 |
Court: | Gjykata Speciale e Tiranës |
Second trial | |
Date of Arrest: | 20/2/1951 |
Execution | |
Data Ekzekutimit: | 27/2/1951 |
Place of Execution: | Mënik, Tiranë |
Financier, poet, publicist, anëtar i Ballit Kombëtar, delegat i Ballit Kombëtar në Kuvendin e Mukjes. Lindi në vitin 1910, në Vlorë. Punoi si financier në Bankën Kombëtare. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, bashkë me të vëllain, Nexhat Peshkëpinë [shih], u transferua në Elbasan. Gjatë luftës qe redaktori kryesor i gazetës «Flamuri». Më 1944 drejtoi emisionin letrar të Radio Tiranës. U arrestua më 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg dhe punë të detyruar si «armik të popullit». U lirua pas katër vjetësh. U arrestua sërish më 20 shkurt të vitit 1951, për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe, pas një jave torturash, duke u gdhirë 27
shkurti, u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm, që i hodhën në një gropë të përbashkët pranë Urës së Beshirit, në fshatin Mënik të Tiranës. Poezitë e tij janë të shpërndarë nëpër revista të ndryshme të viteve ’30-të dhe, sidomos te «Përpjekja Shqiptare». Është përfshirë edhe në «Antologjinë e letërsisë shqipe» (Albanishes Lesebuch), të botuar në Lajpcig më 1948, nga albanologu gjerman Maksimilian Lambertz. Është nderuar me titullin «Nderi i Kombit» nga Presidenti i Republikës.