| Margo Nika | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Margo Nika |
| Birthplace: | Gjirokastër |
| Date of Birth: | 1918 |
| Trial | |
| Charges: | "Dhënie informatash organizatës së spiunazhit të Janinës dhe për dezertimin nga rradhët e ushtrisë" |
| Sentencing: | 8 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 125 |
| Date of Decision: | 25/8/1950 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Second trial | |
| Sentencing: | 8 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 30 |
| Date of Decision: | 15/2/1951 |
| Court: | Gjykatëa së Lartë |
Lindi më 1918, në Lugar të Gjirokastrës. Me vendim nr. 125, datë 25 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "dhënie informatash organizatës së spiunazhit të Janinës dhe për dezertimin nga rradhët e ushtrisë", dhe e dënoi me 8 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Me vendim nr. 30, datë 15 shkurt 1951, të Gjykatës së Lartë, vendimi i mësipërm u prish dhe aktet u kthyen për rigjykim. Me vendim nr. 73, datë 29 maj 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisje" dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish dhe, me vendim nr. 30, datë 25 prill 1973, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë", dhe e dënoi me 6 vjet burg.
