| Margo Nika | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Margo Nika | 
| Birthplace: | Lugar, Gjirokastër | 
| Date of Birth: | 1918 | 
| Trial | |
| Charges: | "Dhënie informatash organizatës së spiunazhit të Janinës dhe për dezertimin nga rradhët e ushtrisë" | 
| Sentencing: | 8 vjet Prison | 
| Judgment: | Nr. 125 | 
| Date of Decision: | 25/8/1950 | 
| Court: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës | 
| Second trial | |
| Charges: | "Agjitacion e propagandë" | 
| Sentencing: | 6 vjet Prison | 
| Judgment: | Nr. 30 | 
| Date of Decision: | 25/4/1973 | 
| Court: | Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës | 
Lindi më 1918, në Lugar të Gjirokastrës. Me vendim nr. 125, datë 25 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «dhënie informatash organizatës së spiunazhit të Janinës dhe për dezertimin nga rradhët e ushtrisë», dhe e dënoi me 8 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Me vendim nr. 30, datë 15 shkurt 1951, të Gjykatës së Lartë, vendimi i mësipërm u prish dhe aktet u kthyen për rigjykim. Me vendim nr. 73, datë 29 maj 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisje» dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish dhe, me vendim nr. 30, datë 25 prill 1973, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 6 vjet burg.
 
  
 