Marije Deda | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Marije Deda |
Fatherhood: | Shtjefën |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Death: | 5/12/1946 |
Trial | |
Date of Arrest: | 5/12/1946 |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 5/12/1946 |
Disidente politike, Martir i demokracisë. Lindi në Shkodër, më 1916. Familjes Zojzi, nga rridhte Maria, komunizmi i kishte pushkatuar shtatë të afërm dhe katër të tjerë i dergjeshin ndër burgje politike. Pas Kryengritjes së Postribës, arratiset nga Shkodra për në fshatrat Sheldi e Rragam bashkë me bashkëshortin. Pas tre muaj ndjekjeje, më 5 Dhjetor 1946, Maria, Pjetër Deda e Gaspër Zefi, rrethohen dhe bien në pritë të forcave të ndjekjes. I shoqi plagoset rëndë e vdes në duart e forcave të Sigurimit në Shkodër. Kufoma e saj u varros në pyllin e Meshkallës në vendin e quajtur Hija e Madhe. Major Mihallaq Ziçishti në shkresën dërguar Komandës së Sigurimit, Tiranë njoftoi: “në ora 5 të natës së sotme forcat e këtij qarku rrethuan dhe kapën kriminelët e arratisur Pjetër Deda dhe Gaspër Zefi, të dy nga Shkodra, në kodrat e katundit Rragam. Gjatë përpjekjes, ka mbetur e vrarë Maria, e shoqja e Pjetër Dedës.”