| Marie Shllaku | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Marie Shllaku | 
| Fatherhood: | Mark | 
| Birthplace: | Shkodër | 
| Residence: | Shkodër | 
| Date of Birth: | 1922 | 
| Date of Death: | 24/11/1946 | 
| Place Death: | Prizren | 
| The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim | 
| Circumstances of Death: | Hetuesi | 
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim | 
| Data Ekzekutimit: | 24/11/1946 | 
U lind në Shkodër. "Si kreu shkollën e mesme pranë Kuvendit të Motrave Stigmatine, ku u dallua për kulturë të gjerë që në rininë e parë, njohëse e disa gjuhëve, u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në Romë, po i ndërpreu studimet e rregullta për shkak të luftës, e shkonte sa për të dhënë provimet. Njëzetvjeçare, për arsye ekonomike, filloi punën në Ministrinë e Punëve Botore në Tiranë. Më vonë, me 25 shkurt 1943, ajo fillon punën në Prizren si Pëgjegjëse e Financave për gjithë krahinën e Kosovës ku, përveç detyrës së saj shtetërore, u lidh ngushtë me botën e trazuar të atyre trevave. Po ja që më 06 maj 1944, për befasinë e saj ma të madhe, i vjen pushimi nga puna "për motive politike". Kthehet në Shkodër për një periudhë të shkurtër për t'u rikthye një herë e përgjithmonë në Kosovë, tashmë me një qellim të caktuar qartë: për të luftuar përkrah vëllezërve kosovarë. Nantë shtatori 1944, kur hynë brigadat partizane, e gjen në Gjakovë. Largohet prej aty me shumë atdhetarë të tjerë dhe i bashkohet çetës nacionaliste të Smajl Goranit." Mori pjesë në disa luftime dhe kuvende duke u vënë në shenjestër të forcave serbe. Pasi arrestohet, torturohet dhe dënohet me pushkatim në gjyqin e zhvilluar në Prizren. Pushkatohet natën mes 24-25 nëntorit 1946.
Nga Daniel Gàzulli, mbështetur në kujtimet e Shefqet Kelmendit
 
  
 