Lindi më 3 shkurt të viti 1939, në Mamurras të Kurbinit. U arrestua më 24 prill të vitit 1958. Më 11 qershor 1958 Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e dënoi «për tradhti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit me 6 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme dhe me humbjen e së drejtës elektorale për dy vjet kohë. U lirua më 2 qershor 1963. Që pas daljes nga burgu, e deri në vitin 1990 punoi si specialist ndërtimi në Ndërmarrjen NSHN Banesa të Laçit. Në vitin 1992 u emërua drejtor i Ndëmarrjes Komunale të Laçit. Në vitin 1995 u emërua shef i administratës në Drejtorinë e Personelit të Ministrisë së Jashtme. Më 1997, me kërkesën e tij u largua nga ai dikaster dhe u emërua shef i shërbimeve dhe marrëdhënieve me jashtë, si dhe nënkryetar në Bashkinë e Mamurrasit. Më 2006 filloi punë në drejtorinë e Shërbimit Diplomatik. Është autor i librave: «Saipi» (tregime), «Kodra e Kovaçit» (roman), «Dasëm në vjeshtë» (roman; Enti Botues «Gjergj Fishta»).

Source: Nr. 71 i Radhorit themeltar, Nr. 2 i Vendimit; Republika e Shqipërisë
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Nga bankat e shkollës, pas hekurave të burgut komunist

Nga: Luljeta Progni Ishin rebelë, të pabindur, ëndërrimtarë. Ishin po aq të vrullshëm sa janë Lexo më shumë

blank

Të nxjerrësh 35 metër kub dhé në ditë, me një garuzhde supë...

  Kujtimet e ish-të burgosurit politik Mark Alija. Jeta e tmerrshme në kampin e të Lexo më shumë