Tentoi të arratisej nga kampi i Laçit. Një variant është që doli nga kampi me kamionin e shkarkimit të materialeve, i fshehur nën dheun e kamionit. Kur u shkarkua makina dhe iku, ai doli. Mori rrugën e Veriut, por te Ura e Bahçallëkut nuk ndaloi pas thirrjes së policit dhe ky e vrau. Mes të burgosurve qarkullon edhe varianti që Markut i morën organe të trupit pas vrasjes.
Source: Zërat e kujtesës V, Tiranë 2018, ISKK, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku