Mark Prenga (Gjeta) | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Mark Prenga (Gjeta) |
Fatherhood: | Frrok |
Birthplace: | Petoq, Mirditë |
Residence: | Durrës |
Date of Birth: | 1940 |
Exile | |
Date of Exile: | 30/3/1946 |
Lindi më 1940, në Petoq, Mirditë. U internua kur ishte 6 vjeç . I ati ishte pushkatuar, xhaxhanë, Zef Gjeta, e dënuan me 20 vjet burg dhe një xhaxha tjetër, Gjon Gjeta, e eliminuan me mbi 40 burra të tjerë, gjatë kalimit për në Jugosllavi.
Më 22 prill 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Lezhë, Berat, Tepelenë, prej 30 marsit 1946 deri më 30 nëntor 1951.
Megjithatë, në dëshminë e dhënë për en.kujto.al, Marku ka treguar që në vitin 1949, vetëm gjyshi dhe gjyshja e tij, shkuan në Tepelenë, ndërsa ai, me vëllanë, motrën dhe të ëmën, i shpëtuan internimit në Tepelenë. Mark Gjeta ka qenë i internuar vetëm në Lezhë dhe Berat. Ai jetoi në Mirditë me familjen, ku erdhi të jetonte pas burgut dhe internimit, edhe xhaxhai, Zefi.