Marte Ndoj ishte betuar që nuk do të shkelte më kurrë në Tepelenë ku fati i keq e kishte sjellë kur ishte vetëm 9 vjeç bashkë me nënën e gjyshen e saj, ndërsa babai, vëllai dhe xhaxhai i saj kishin tentuar të arratiseshin, por nuk janë gjetur asnjëherë.

Djemtë e Martës i dhanë kurajo dhe e sollën vetë nanën e tyre në kampin e Tepelenës pas afro 70 vitesh për të dhënë dëshminë e saj për kushtet çnjerëzore në të cilat kanë jetuar mijëra shqiptarë aty.

“Çmendesh me e kujtu shumë, por jam mundu me e largu. Kam thënë në jetën teme s’kam për të shku ma në Tepelenë, po ja ku erdha. Këtu kemi kaluar shumë vuajtje. Na vinte buka me krimba, uji me vajguri. S’kishe ku me lujt, ku me shku se ishim rrethu me tela me gjemba. Njerëz të vdekur kishte. Më ka vdek gjyshja, e kanë varros këtu te varrezat. Pas 6 javësh na thanë duhet ta nxjerrim prej vorrit ta çojmë te varret e tjera, atje buzë lumit, dhe e mori lumi.”- tregon Marta. Ajo qan gjithë kohës për vuajtjet që ka kaluar në fëmijëri, kujtime që asaj i shënjuan gjithë jetën e mëpasme dhe ua tregon sot dhe fëmijëve e nipërve të saj.

Source: en.kujto.al
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.