Lindi në Gusmar të Tepelenës, në vitin 1915. Me vendim nr. 327, datë 20 nëntor 1944, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi "kriminel lufte" dhe "armik të popullit, bashkëpunëtor dhe ndihmës i aparatit terrorist, si dhe formacioneve terroriste" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. Sipas amnistisë së Këshillit Nacional Çlirimtar, datë 28 nëntor 1945 dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie, me punë të detyruar. Me dekret nr. 819, datë 24 prill 1949, iu fal dënimi dhe me dekret nr. 827, datë 6 maj 1949, iu kthyen të drejtat civile.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 319
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.