Mazar Dino | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Mazar Dino |
Date of Death: | 09/1945 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me varje |
Circumstances of Death: | I Lire |
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, familja Dino që vinte nga Çamëria, ishte një ndër më të goditurat nga regjimi komunist. Njëri prej tyre, Mazar Dino, u dënua me vdekje nga komunistët edhe pse ishte një prej luftëtarëve më aktiv në mbrojtje të Çamërisë. Mazar Dino u dënua me vdekje me akuzën për tradhëti, ndërkohë që ishin komunistët ata që e kishin tradhëtuar Mazarin, familjene tij dhe gjithë Çamërinë.
Mazari u arrestua në shtëpinë emikut të tij Isuf Musaj në Shijak. U dënua me varje në litar te rrapi në Delvinë. Rrugës kur po shkonte drejt litarit, tek rrapi ku do mbyllte sytë përgjithmonë, Mazar Dino tha: Nuk më vjen keq që më ekzekutojnë vëllezërit e mi shqiptarë. Të më vriste greku do të më vinte shumë herë më keq”. Mazar Dino nuk pranoi t’i mbulonin sytë dhe t’i hiqnin stolin nga këmbët, por e hoqi vetë duke i rënë me këmbë. Kështu mbylli sytë përgjiothmonë djali i çamërisë, Mazar Dino, i dënuar me vdekje nga komunistët në shtator të vitit 1945.