Lindi në Kollorat, në vitin 1918. U arrestua më 28 tetor 1947, dhe me vendim nr. 279, datë 28 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "krime kundër shtetit dhe popullit" dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave civile dhe politike. Me dekret nr. 962, datë 27 prill 1948 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit nga burgim i përjetshëm në 15 vjet heqje lirie.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 286
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.