Mehdi Velçani lindur në Berat më 1910. Është i biri i Sabriut dhe i Asijes. Ka mbaruar shkollën Normale të Elbasanit dhe më pas ka studiuar në Itali për jurisprudencë. Prej viteve ’30 deri në ’44 ka punuar si sekretar gjykate në Berat. U arrestua më 14 shtator 1946 si pjesëtar i organizatës Balli Kombëtar dhe për veprimtari kundër pushtetit popullor. Gjykata Ushtarake e Beratit, pasi shqyrtoi procesverbalet e seksionit të sigurimit të shtetit në Berat, më 19.11.1946, u mblodh në sallën e Kinema “Nacional”, duke e dënuar me 10 vjet burgim. Gjykata ushtarake e Elbasanit e kryesuar nga major Frederik Nosi dhe prokuror Nevzat Haznedari, më datën 03.12.1946 la në fuqi vendimin për dënim të Mehdi Velçanit me 10 vjet burgim, punë të detyrueshme dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, humbje e të drejtave qytetare dhe politike baras me kohën e ndëshkimit. Në vitin 1972, pas torturave çnjerëzore në burg, paralizohet dhe më 29 gusht 1977 ndërron jetë.
Source: Nga familja
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.