Tregtar, i biri i patriotit Jahja Prishtina, themeluesit të Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës. Lindi në vitin 1926, në Shijak. U gjykua me të ashtuquajturin Grupi i Deputetëve. Me vendim nr. 187, datë 27 shtator 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje. Më 9 tetor 1947 mbërriti dhe refuzimi i faljes nga Presidiumi i Kuvendit Popullor (nr. 180). U ekzekutua të nesërmen, më 10 tetor 1947, në orën 2.30 të paradites.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 382
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.