Mersin  Vlashi nga Lisi i Matit, i njohur si personi që dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq gjatë revoltës së Spaçit, është ndër personat që kanë vuajtur dënime të gjata gjatë komunizmit. I nisi dënimet qysh në moshën 20-vjeçare. I etiketuar si armik i pushtetit, nuk do t’i ndaleshin vuajtjet e burgimet gjatë gjithë jetës. Dy herë u dënua për orvatje arratisje pa u nisur për t’u arratisur shumë kilometra larg kufirit, ndërsa dy herë të tjera u ridënua gjatë vuajtjes së dënimit.

Ishte duke vuajtur dënimin e dytë, kur mori pjesë në Revoltën e Spaçit. Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë, e përbërë nga Filip Lako kryetar dhe Gjin Pali e Pjetër Nikolli ndihmësgjyqtarë, me pjesëmarrjen e prokurorit Zef Deda me vendimin nr.29, datë 30.6.1973, i deklaroi fajtorë të pandehurit dhe përveç konfiskimit të pasurisë dhe humbjen e të drejtës zgjedhore Mersinin e dënoi me 16 vjet burg. Më pas do të ridënohej edhe një herë, duke kryer gati 30 vite burg në jetën e tij.

Source: https://en.kujto.al/45-vjetori-i-revoltes-se-spacit-dosja-e-plote-e-ngjarjes-shkaqet-pasojat-dhe-xhelatet/
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.