Lindur më 1910 në Progonat, Gjiro-kastër. Periudha e internimit 6/10/1967-6/10/1972. Si kryefamiljare nuk pati strehim tjetër veç barakave, në Kavajë. Persekutimi i saj familjar zgjati deri më 1990. Në vitet ’50 punoi në fermën e Derrave në Gosë, në Fabrikën e Tullave, në Kooperativën e Konsumit etj. Në vitet ‘60 në punoi në Fermentimin e Duhanit në Durrës, në Spitallë dhe në Ndërmarrjen Bujqësore. Flinte jashtë në fushë të hapur në Urën Vajgurore, në Maliq, në Shtyllas, në Zadrimë, në dimër dhe verë, në pritje të takimeve me të shoqin, në kampet e shfarosjes. 1967: çifti Demiraj nga Kavaja internohet në Kuç ku i strehojnë në një depo duke i ndarë nga fëmjët. Kthehen nga internimi më 1973. Ndahet nga jeta më 15 Prill 1993.

 

 

Source: Tahsin Xh. Demiraj cit. në Fatbardha Saraçi Mulleti: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, bot. i dytë, ISKK, Tiranë 2013, f. 536-540.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.