Mitrush Kuteli | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Mitrush Kuteli |
Fatherhood: | Pandi |
Birthplace: | Pogradec |
Residence: | Tiranë |
Date of Birth: | 13/9/1907 |
Profession: | Ekonomist, shkrimtar, përkthyes |
Date of Death: | 4/5/1967 |
Place Death: | Tiranë |
The Reason of Death: | Vdekje natyrore |
Circumstances of Death: | I Lire |
Trial | |
Date of Arrest: | 16/5/1947 |
Charges: | "Agjitacion e propagandë" |
Sentencing: | 5 vjet Prison |
Release Date: | 1949 |
Shkrimtar, përkthyes, ekonomist. Mitrush Kuteli, pseudonim i Dhimitër Paskos, u lind në Pogradec, më 13 shtator 1907. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1919. Po këtë vit, në kalendarin «Pogradeci», botoi vjershat e tij të para: «Mëmës Shqipëri» dhe «Skënderbeu». Më 1921 filloi Shkollën Tregtare Rumune në Selanik. Nga viti 1924 kish filluar të botonte te «Shqipëria e Re» dhe «Kosova» që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Më 1928, filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike në Bukuresht (1928). Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën «Shqipëria e Re» në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929 rubrikën «Shënime Letrare». Me pseudonime të ndryshme botoi artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës, të Vermoshit dhe mbi manastirin e Shën Naumit. U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë «Diplomam Magnam cum Laudæ».
Në janar 1945 u emërua drejtor në Drejtorinë Qendrore të Bankës së Shtetit Shqiptar, por në gusht 1946 u detyrua të jepte dorëheqje, sepse ishte kundër marrëveshjes së qeverisë shqiptare me përfaqësuesit e Beogradit për kursin e këmbimit mes lekut dhe dinarit jugosllav.
U arrestua më 16 maj 1947 për "agjitacion e propagandë" dhe u dënua me pesë vjet burg. Vuajti dënimin në kampin e Vloçishtit. U lirua me falje në maj 1949, pra pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.
Punoi si përkthyes në shtëpinë botuese shtetërore «Naim Frashëri». Vdiq në Tiranë, më 4 maj të vitit 1967.