Lindi më 1902, në Vërzhezhë, Berat. Më 22 maj 1945 është dënuar si "kriminel lufte dhe armik i popullit; ka kryer këto faje: me okupimin e Shqipërisë prej fashizmit, ka marrë drejtimin e Sekretariatit Politik të Partisë Fashiste për Skraparin, duke propaganduar, ka mobilizuar dhe rekrutuar milicë, të cilët më vonë i ka hedhur në luftë kundër çetave nacionalçlirimtare; me daljen e Ballit në skenë, lidhet me këtë, ka marrë pjesë si komandant në shumë operacione, ka udhëhequr gjermanët në operacionin e Skraparit, ka kryer vrasje, djegie, grabitje. Ka bashkëpunuar me gjermanët edhe si informator dhe në operacionin e janarit 1943 ka qenë udhëheqës i fuqive naziste për Skraparin, ku u masakruan 114 veta nga simpatizuesit e luftës nac. çl.", me vdekje dhe konfiskim pasurie.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 155
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.