Lindi në Filat të Çamërisë, në vitin 1906. Me vendim nr. 737, datë 5 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Dënimi iu fal me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949. U arrestua sërish më 25 qershor 1955, dhe me vendim nr. 141, datë 16 dhjetor 1955, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 15 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Vdiq në burg, më 9 gusht të vitit 1960.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 197
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.