| Muho Bala | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Muho Bala | 
| Birthplace: | Golem , Shkodër | 
| Date of Birth: | 3/6/1932 | 
| Trial | |
| Charges: | °Bashkëpunim me diversantët, ka marrë pjesë në një organizatë kundërrevolucionare,° | 
| Sentencing: | 22 vjet Prison | 
| Judgment: | 19 prill 1979, Gjykata e Lartë | 
Lindi më 3 qeshor të vitit 1932, në fshatin Golem të rrethit të Shkodrës. Me arsim të mesëm të pambaruar. Më 1960 u dënua me vdekje për tradhti të lartë me akuzën bashkëpunim me diversantët. Por diversanti nuk ishte veçse vëllai i nënës së tij, Haxhi Hajdari , deputet i Kuvendit Popullor, i cili pasi u prish me komunistët, doli në mal, i shoqëruar nga i nipi, Muhoja. Kur irrethuan në një shpellë, Haxhi Hajdari vrau veten, kurse Muho Bala u arrestua dhe u dënua me vdekje. Por Presidiumi i Kuvendit Popullor i fali jetën. Një pjesë të dënimit e vuajti në kampin e Spaçit. Në krye të 18 viteve burg, më 21 shkurt të vitit 1979 (në dosjen hetimore 20, në dosjen gjyqësore 23 shkurt) u riarrestua bashkë me Fatos Lubonjën , Thoma Bejo, Dhimitër Stefën dhe Eduard Vatën, në kohën që ende po vuante dënim në kampin e Spaçit, si anëtar i një organizate të paqenë, që u pagëzua «Revizioniste e majtë». U akuzua se ka «marrë pjesë në një organizatë kundërrevolucionare, antisocialiste të krijuar nga të arrestuarit Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho për të kryer krime kundër shtetit, si dhe kanë agjituar e propaganduar kundër shtetit.». Më 19 prill 1979, Gjykata e Lartë e dënoi me 22 vjet heqje lirie.
 
  
 