Lindi më 1876, në Mbrostar, Fier. Më 6 gusht 1945, me vendim nr. 2, Gjykata Ushtarake e Fierit e dënoi se, "si armik i popullit", kishte "kryer këto faje: ka bashkëpunuar me Ballin Kombëtar në lëmin ekonomik, ka marrë taksën e të dhjetave, gjurmonte dhe persukutonte elementët e LNÇL, ka tortutuar e grabitur", me tre vjet burg me kusht për pesë vjet kohë. Më 17 gusht 1950, me vendim nr. 519, Gjykata popullore e Fierit e dënoi "për refuzim të shlyerjes së detyrimeve", me 3 vjet burg me punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë, 30 kokë dele. Në kohën e dënimit të dytë ishte 74 vjeç, vdiq në burg.

 

 

Source: AISKK, F 1. V 2013. D 9. Fl. 437-438
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.