Murat Mustafaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Murat Mustafaj |
Birthplace: | Përmet |
Date of Birth: | 1887 |
Trial | |
Date of Arrest: | 24/2/1946 |
Charges: | "I është gjetur një sasi materiali ushtarak i pa denoncuar dhe ka qenë i lidhur ngusht me Organizatën e Ballit Kombëtar" |
Sentencing: | 25 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 79 |
Date of Decision: | 11/9/1946 |
Lindi në Përmet, në vitin 1887. U arrestua më 24 shkurt 1946, dhe me vendim nr. 79, datë 11 shtator 1946, u deklarua fajtor se "i është gjetur një sasi materiali ushtarak i pa denoncuar dhe ka qenë i lidhur ngusht me Organizatën e Ballit Kombëtar", ndaj u dënua me 30 vjet burgim (nga këto 20 vjet punë e detyruar), konfiskim të pasurisësë luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e dënimit. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu ul në 5 vjet privim lirie (me punë të detyruar). Me dekret nr. 962, datë 25 nëntor 1949, u lirua nga burgu.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 431