Politikan. Lindi më 1902, në Shkodër. Diplomuar për Agronomi në Mynih, Gjermani. Ka mbajtur funksione të larta, deri Ministër i Punëve Botore (1944). Më 10 maj 1947, me vendim nr. 193, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si “eksponent i Ballit dhe i Legalitetit” dhe për ”agjitacion e propagandë”, me burg të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. Vdiq në burgun e vjetër të Tiranës, më 1950.

 

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, Fl. 356-357
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.