| Mustafa Bajraktari | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Mustafa Bajraktari |
| Birthplace: | Tropojë |
| Trial | |
| Charges: | °Agjitacion e propagandë,tentative arratisje° |
| Sentencing: | 10 vjet Prison |
Lindi në Tropojë. Kreu shkollën bujqësore në Fier. Një ditë disa njerëz e dëgjuan duke biseduar me ca turistë që flisnin anglisht. U arrestua menjëherë dhe u dënua me 10 vjet burg për tentativë arratisje. Një vit përpara se të lirohej, u ridënua për agjitacion e propagandë. Ato ditë, nga hidhërimi i vdiq e ëma. Mbetur vetëm, një mëngjes qershori të vitit 1975, ndërkohë që bashkëvuajtësit kishin dalë në ajrosje, ai u vetëvar në hekurat e dritares së dhomës ku banonte në burgun e Burrelit. Poshtë jastëkut kishte lënë edhe një letër në anglisht, të cilën e morën hetuesit.
Source: Uran Kalakulla, 21 vjet burg komunist, Tiranë, 2008, f. 103
