Mustafa Varoshi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Mustafa Varoshi |
Date of Death: | 7/3/1948 |
The Reason of Death: | Vdekje ne burg |
Circumstances of Death: | Burg |
Disappearance | |
Date of Arrest: | 9/1947 |
Sentencing: | 2 vjet burg |
Edukatën morale, fetare e atdhetare Mustafa Varoshi fillimisht e mori nga i ati, i cili ishte njëri i nderuar dhe myderiz në qytetin e Durrësit. Pasi mbaroi Medresenë e Tiranës, i vazhdoi studimet e larta në Arabinë Saudite. I pajisur me kulturë të gjerë fetare dhe laike, ai kthehet në vendlindje. Në vitin 1924, në moshën 27 vjeçare, emërohet imam në xhaminë Varosh të Durrësit, duke u bërë shpejt i njohur si një predikues bindës dhe i vlerësuar në komunitet. Në shtator 1947 e arrestuan dhe e mbyllën në birucën e bodrumit të Degës së Punëve të Brendshme të qytetit. Dënohet me 20 vjet burg. Pas turturash të shumta në qeli, Mustafa Varoshi vdiq në burg më 7 mars 1948.