Myftar Jegeni | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Myftar Jegeni |
Birthplace: | Dibër e Madhe |
Date of Birth: | 1915 |
Date of Death: | 26/2/1951 |
Place Death: | Mënik, Tiranë |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Event included: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
Trial | |
Charges: | “Terrorizëm dhe propagandë kundër pushtetit” |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 26/2/1951 |
Place of Execution: | Mënik Tiranë |
Myftar Jegeni, u lind në Dibër më 1915. Kreu Akademinë Ushtarake më 1937 në Itali. Me gradën kapiten më 7 prill 1939, luftoi në Durrës për mbrojtjen e atdheut, më pas edhe kundër ushtrisë gjermane. Kundërshtoi masakrat e jugosllavëve ndaj kosovarëve. Pasi e arrestuan e dërguan në duart e komunistëve në Shqipëri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, punoi si llogaritar në një ndërmarrje ndërtimi në Tiranë. Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë, ngjarje që njihet si “Bomba në ambasadën Sovjetike”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideronin një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë edhe Myftar Jegenin. Pavarësisht nga mungesa e çdo prove të fajit, ai u arrestua dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.