Lindi më 1911, në Papavli, Delvinë. Më 1932 kreu Shkollën teknike. Punoi si mësues në Delvinë dhe Gjirokastër. Më 22 korrik 1947, u arrestua si armik i popullit në shërbim të agjenturës amerikane. Pas pesë muajsh tortura, më 17 nëntor 1947, me vendim nr. 242, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi “se ka marrë pjesë në grupin armiqësor të krijuar nga Fullci, më vonë ka bërë pjesë në këtë grup në Delvinë si sekretar, ka bërë agjitacion e propagandë dhe i ka dhënë informata Sillogut të Janinës”, me vdekje, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Pas ekzekutimit të tij, u asgjësua gjithë familja: bashkëshortja i vdiq në mjerim, vajza vdiq në çmendinë në Vlorë, djali i vdiq nga kanceri.

 

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 160, 673-674; Liria, 29 shtator 1993; Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës (Tiranë: Kumi, 2009), 257.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.