Namik Meqemeja | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Namik Meqemeja |
Birthplace: | Berat |
Residence: | Berat |
Date of Birth: | 1924 |
Charges: | "Ka dezertuar nga fronti N. Çl., duke u lidhur me Ballin Kombëtar, ka qenë organizator nazist me tradhëtarët S. Pramte, A. Këlcyra, A. E. dhe S. M., ka qenë organizatori i rinisë balliste të qarkut të Beratit, dhe së bashku me R. D. ka spiunuar bazat e fshehta dhe organizimin e punës së F. N. Çl., i ka bërë thirrje popullit shqiptar që të largohet nga F. N. Çl., udhëheqësit e frontit i quante demagogë, terroristë dhe tradhtarë, ka marrë pjesë në përpilimin e trakteve, mbante konferenca, ishte anëtar i Komitetit Qarkor të rinisë balliste, ka bërë tortura dhe burgime, ka marrë pjesë në operacionin e dimrit së bashku me gjermanët, ka qenë pjesëtar në vrasjen e A. XH. dhe M. T." |
Lindi më 1924, në Berat. Më 30 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit e deklaroi «armik të popullit, se ka kryer këto faje: ka dezertuar nga fronti N. Çl., duke u lidhur me Ballin Kombëtar, ka qenë organizator nazist me tradhëtarët S. Pramte, A. Këlcyra, A. E. dhe S. M., ka qenë organizatori i rinisë balliste të qarkut të Beratit, dhe së bashku me R. D. ka spiunuar bazat e fshehta dhe organizimin e punës së F. N. Çl., i ka bërë thirrje popullit shqiptar që të largohet nga F. N. Çl., udhëheqësit e frontit i quante demagogë, terroristë dhe tradhtarë, ka marrë pjesë në përpilimin e trakteve, mbante konferenca, ishte anëtar i Komitetit Qarkor të rinisë balliste, ka bërë tortura dhe burgime, ka marrë pjesë në operacionin e dimrit së bashku me gjermanët, ka qenë pjesëtar në vrasjen e A. XH. dhe M. T.» Për këto arsye u dënua me vdekje dhe konfiskim të pasurisë.