Lindi në Nivicë të Tepelenës, në vitin 1930. U arrestua më 12 maj 1950 dhe, me vendim nr. 207, datë 28 shtator 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut", dhe e dënoi me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 62, datë 23 nëntor 1954, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje nga kampi", dhe e dënoi me 15 vjet burg. Duke bërë bashkimin e dënimeve, përfundimisht u dënua me 21 vjet burg. Me Dekretin nr. 3007, datë 23 nëntor 1959, iu fal pjesa e mbetur e dënimit.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 93
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.