| Ndoc Naraçi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Ndoc Naraçi |
| Birthplace: | Shkodër |
| Date of Birth: | 1891 |
| Profession: | Inxhinier |
| Date of Death: | 1988 |
| Place Death: | Shkodër |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1945 |
| Charges: | “kriminel lufte” dhe “armik i popullit” |
| Sentencing: | 30 vjet Prison |
| Date of Decision: | 30/4/1945 |
| Judge: | Gjykata Speciale e Tiranës |
Inxhinier, Drejtor i Postë-Telegrafëve, një nga themeluesit e Radio Tiranës, zëvendësministër i Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave, ministër i Punëve Botore. Lindi në vitin 1891, në Shkodër. Studimet e larta për inxhinieri i kreu në Universitetin Politeknik të Vjenës. Në vitet 1933-1944 (me dy ndërprerje të vogla) ishte Drejtor i Postë-Telegrafëve, kurse në vitet 1935-1936 dhe 1943 (për një muaj) ministër i Punëve Botore. U arrestua në vitin 1945 dhe më 13 prill po të atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me 30 vjet burg dhe punë të detyruar si “kriminel lufte” dhe “armik i popullit”. U lirua më 1958 dhe jetoi në qytetin e lindjes në kushte tejet të vështira. Vdiq në vitin 1988, në Shkodër.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 12
