Lindi në Shkodër, në vitin 1962. Me vendim nr. 4, datë 9 tetor 1985, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut e mbetur në tentativë arratisjeje, agjitacion e propagandë». Për këtë u dënua nga kjo gjykatë me 12 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet më 30 tetor 1985. Me vendim nr. 4, datë 7 tetor 1985, Kolegji Ushtarak Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe për këtë u dënua me 15 vjet heqje lirie.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 346
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.