Lindi më 13 mars të vitit 1918, në fshatin Blinish të Mirditës. U arrestua në fund të shtatorit të vitit 1946, bashkë me pesë burra të tjerë, fillimisht si të dyshuar për grabitjen e një makine në Gëziq, e pastaj sikur kishin planifikuar të bashkoheshin me çetat antikomuniste në mal. I dërguan në hetuesinë e Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër, por më 9 tetor të po atij viti, atë e Frrok Gjergj Sherrin , i morën natën nga qelia dhe i dërguan në fshatin e tyre të lindjes. Dhe në orët e para të 10 tetorit, i pushkatuan pa gjyq mu në mes të fshatit dhe në sy të familjarëve të tyre. Ende të gjallë, i hodhën të dy në varr.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 45
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.