| Ndue Lleshi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Ndue Lleshi |
| Fatherhood: | Llesh |
| Birthplace: | Gëziç, Mirditë |
| Residence: | Gëziç, Mirditë |
| Date of Birth: | 5/2/1921 |
| Trial | |
| Charges: | "Agjitacion e propagandë" |
| Sentencing: | 10 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 269 |
| Date of Decision: | 16/8/1947 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Release Date: | 5/3/1950 |
| Second trial | |
| Charges: | "Tradhëti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë"" |
| Sentencing: | 15 vjet Prison |
| Judgment: | Nr.166 |
| Date of Decision: | 26/10/1961 |
Lindi më 5 shkurt 1921, në Gëziç të Mirditës. Me vendim nr. 269, datë 16 gusht 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se ka ndihmuar të arratisurin Prengë Previni dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë. U lirua më 5 mars 1950. Me vendim nr.166, 26 tetor 1961, u deklarua fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" në formën e tentativës së arratisjes dhe u dënua me 12 vjet burg dhe për "agjitacion e propagandë" me 5 vjet burg. Me bashkimin e dënimeve u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, pjesës së tij dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 146
