Vuajti dënimin në kampin e Qafë Barit dhe vdiq nga puna në minierë.

Dëshmia e bashkëvuajtësit të tij në burg, Altin Gjuzi: "Një bashkëvuajtësi im ishte i sëmurë me grip, nxorri gjak. Ishte nga Lezha, Ndue Deda. Ne punonim në një brigadë, por na kishin ndërruar, ai ishte turn i dytë, unë i treti dhe u ndodhëm në mensë. Ai nuk hante dot. E çova në infermieri. Doktori, Hasani, i dha ilaçe, çfarë ilaçesh, një aspirinë. Në moment vjen Ludovik Cali, ishte oficer roje. I tha doktorit: “Nduen, në punë”. Mua më tha largohu. Dhe u puqën të dy, 10 cm, haheshin të dy dhëmbë më dhëmbë, nuk mundja t’i dëgjoja dhe aty mendova “çfarë guximi të flasësh me Ludovik Calën” dhe ai e mori guximin, foli. Vetëm kaq dëgjova: “Me vrap në punë!”. Nuk është se e vdiq ai, por e çoi në punë, në galeri. Në ora 9, 10 të darkës, e sollën pa jetë".

Source: Dëshmia e bashkëvuajtësit të tij në burg, Altin Gjuzi
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.